Milani ngushëllon Ibrahimovicin

Të gjithë pranë Zlatan Ibrahimovicit, i rikthyer në Suedi pas vdekjes së vëllait të tij, i cili humbi betejën me një sëmundje të gjatë. Milan, ish skuadra e qendërsulmuesit suedez ka publikuar një mesazh të përkrahjes për futbollistin. “Milan dhe të gjithë tifozët i qëndrojnë pranë Zlatan Ibrahimovicit pas vdekjes së vëllait të tij. Zlatanit…

Sport

12/04/2014 17:47

Të gjithë pranë Zlatan Ibrahimovicit, i rikthyer në Suedi pas vdekjes së vëllait të tij, i cili humbi betejën me një sëmundje të gjatë.

Milan, ish skuadra e qendërsulmuesit suedez ka publikuar një mesazh të përkrahjes për futbollistin.

“Milan dhe të gjithë tifozët i qëndrojnë pranë Zlatan Ibrahimovicit pas vdekjes së vëllait të tij. Zlatanit dhe familjes së tij i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, nga ana e klubit, kryesisë dhe të gjithë tifozët e Milanit, ku do që ndodhen”, shkruan në komunikatë.

Ibrahimovic, anëtar i Paris Saint-Germain, e barti fanellën e Milanit për dy sezone, më 2011/12 para se të transferohej në Parc des Princes së bashku me qendërmbrojtësin Thiago Silva.

Rossonerët nuk e kanë harruar.