Milani në formë, fiton edhe Interi

Milan shënoi fitoren e pestë të njëpasnjëshme në Serie A. Rossonerët mposhtën Livornon me rezultat 3:0. Kurse, Inter festoi në udhëtim te Parma duke triumfuar 2:0.

Sport

19/04/2014 17:52

Milan konfirmoi periudhën e formës së mirë duke shënuar fitoren e pestë të njëpasnjëshmë në Serie A.

Rossonerët mposhtën Livornon me rezultat 3:0 në San Siro, duke i sjell trajnerit Clarence Seedorf rekord suksesin e pestë me radhë gjatë këtij edicioni.

Mario Baloteli kaloi Milanin në epërsi në pjesën e parë kurse Adel Taarabt dhe Giampaolo Pazzini shtuan nga një gol pas intervalit në fitoren e vendasve.

Në ndeshjet tjera, Inter fitoi në udhëtimin e vështirë te Parma me rezultat 2:0 falë golave nga qendërmbrojtësi Rolando dhe mesfushori Fredy Guarin. Kurse, Napoli barazoi si mysafir i Udineses 1:1. 

Rezultatet:

Milan – Livorno 3:0
Atalanta – Verona 0:2
Catania – Sampdoria 2:1
Chievo – Sassuolo 0:1
Genoa – Cagliari 1:2
Lazio – Torino 3:3
Parma – Inter 0:2
Udinese – Napoli 1:1