Milani në Evropë, Interi në shtëpi

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka sulmuar rivalin e qytetit Inter duke thënë se Rossonerët nuk duhet të jenë përfaqësuesi i vetëm i Italisë në Ligën e Kampionëve. Nerazzurrët kanë nëntë pikë më tepër se Milani në Serie A, mirëpo para takimit me Sassuolon të dielën, Allegri përkujtoi faktin se vetëm Milan ka mbetur në…

Sport

12/01/2014 11:45

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka sulmuar rivalin e qytetit Inter duke thënë se Rossonerët nuk duhet të jenë përfaqësuesi i vetëm i Italisë në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët kanë nëntë pikë më tepër se Milani në Serie A, mirëpo para takimit me Sassuolon të dielën, Allegri përkujtoi faktin se vetëm Milan ka mbetur në garë në Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve duke refuzuar komentet e bëra së fundmi nga trajneri i Interit, Walter Mazarr se ekziston një “dallim i madh” mes ekipeve.

“Një qytet si Milani duhet t’i ketë dy ekipe në Evropë”, deklaroi 46-vjeçari gjatë një konference për shtyp.

“Mirëpo, ne jemi i vetmi klub nga Milani në garë, njësoj sikurse në Coppa Italia. Për momentin Inter është para nesh në Serie A. Ne duhet të mundohemi të përfaqësojmë sa më mirë qytetin në Evropë duke pasur parasysh se Interi nuk është në garë. Nuk ia vlen të komentojmë rreth dallimit në Serie A”, u shpreh ai.