Milani me super-transferim nga PSG (FOTO)
Milani është duke i shikuar mundësitë edhe për disa transferime tjera në afatin kalimtar.

Sport
Sipas “Corriere dello Sport”, goditja e fundit kuqezi pritet të bëhet te Paris Saint Germain.
Në fakt, janë vetë krerët e klubit francez që ia kanë ofruar një lojtar Milanit, përcjellë “Lajmi.net”.
Bëhet fjalë për anësorin Gregorz Krychowiak, i cili nuk ka minutazhë të mjaftueshme te Parisi.
Ai ka dështuar të shpaguajë çmmin e lartë me të cilin e bleu PSG, plot 33 milionë euro.
Për këtë arsye, PSG ka vendosur për ta larguar.
Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë marrëveshje. /Lajmi.net/