Milani me ‘motor’ Honda
Sot do të fillojë aventura e tij si futbollist i Milanit. Keisuke Honda është lojtar i ri i Rossonerëve. Ylli japonez do të mbërrijë sot në Milano dhe tifozët mezi presin ardhjen e tij. Ardhja e mesfushorit nga CSKA Moska ka entuziazmuar edhe shumë turistë kinezë që frekuentojnë rregullisht Italinë për arsye kulturore dhe shoping.…
Sport
Sot do të fillojë aventura e tij si futbollist i Milanit. Keisuke Honda është lojtar i ri i Rossonerëve.
Ylli japonez do të mbërrijë sot në Milano dhe tifozët mezi presin ardhjen e tij. Ardhja e mesfushorit nga CSKA Moska ka entuziazmuar edhe shumë turistë kinezë që frekuentojnë rregullisht Italinë për arsye kulturore dhe shoping.
Honda pritet të mbërrij në aeroportin e Malpensas rreth orës 18:30 dhe menjëherë mund ta vesh fanellën me numrin 10 të Milanit, që i është dhënë.
Të dielën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në një klinikë të gjigantit nga San Siro e më pas mund të fillojë stërvitjet me ekipin e tij të ri.
Prezantimi i tij është caktuar për të mërkurën në ora 12:30. Andaj, Honda konsiderohet si një ‘motor’ i ri për Milanin që ka dëshpëruar deri më tani në Serie A.