Milani largon pesë futbollistë, ja emrat

Milani vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Merkato

14/01/2016 18:32

Pas largimit të Luiz Adrianos në drejtim të Kinës, “Tuttosport” ka zbuluar që Milani do t’i largojë edhe pesë futbollistë tjerë.

Bëhet fjalë për Diego Lopez, Antonio Nocerino, Nigel De Jong, Alessio Cerci dhe El Shaarawy, përcjellë “Lajmi.net”.

Ende nuk dihet se ku do të transferohen këta futbollistë, por ka informacione që Lopez do të kalojë në Spanjë, ndërsa El Shaarawy diku në Itali.