Milani kërkon të ndërtojë stadium pa bashkëpunim me Interin

Kryetari i bashkisë së Milanit, Giuseppe Sala ka konfirmuar se ‘kuqezinjtë’ duan të ndërtojnë një stadium të ri vetëm larg ‘San Siros’ dhe pretendon se ai nuk ka folur me Interin për këtë çështje. Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është kthyer në qytet për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Milanos Sala të enjten…

Sport

26/03/2023 07:44

Kryetari i bashkisë së Milanit, Giuseppe Sala ka konfirmuar se ‘kuqezinjtë’ duan të ndërtojnë një stadium të ri vetëm larg ‘San Siros’ dhe pretendon se ai nuk ka folur me Interin për këtë çështje.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është kthyer në qytet për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Milanos Sala të enjten në mëngjes.

Sala tani ka njoftuar se ‘kuqezinjtë’ duan të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri në zonën e quajtur La Maura, e cila nuk është shumë larg nga ‘San Siro’.

“Milani ka konfirmuar dëshirën e tyre për të vazhduar me projektin në La Maura”, u tha Sala gazetarëve, përcjellë lajmi.net.

“Ne patëm një diskutim të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Ata duhet të paraqesin një projekt brenda dy javësh, është një hap formal për të hapur procedurën.”, shtoi ai.

Interi dhe Milani kishin rënë dakord fillimisht për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e ‘San Siros’, një arenë e re që duhej të quhej ‘Katedralja’.

Projekti duhej të kalonte përmes një debati publik ku përfshiheshin banorët e zonës dhe duhej të kishte çuar në prishjen e stadiumit për të respektuar masat mjedisore.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Alessandro Antonello, zbuloi në shkurt se ‘Nerazzurrët’ shpresonin të ndërtonin një stadium të ri përkrah rivalëve të tyre të qytetit në zonën e San Siros, por kjo, me sa duket, nuk është më në planet e ‘kuqezinjve’.

“Nuk kam folur me Interin për momentin, ata nuk kanë treguar alternativa”, përfundoi Sala./Lajmi.net/