Milani kërkon beqarë

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka deklaruar se prej tani e tutje gjiganti nga San Siro do të kërkojë vetëm futbollistë beqarë. Krejt kjo, për shkak të telasheve me të cilat u ballafaqua në shitjen e futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit. “Prej tani e tutje do të blejmë vetëm futbollistë më pak të mirë…

Sport

02/02/2014 10:00

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka deklaruar se prej tani e tutje gjiganti nga San Siro do të kërkojë vetëm futbollistë beqarë.

Krejt kjo, për shkak të telasheve me të cilat u ballafaqua në shitjen e futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Prej tani e tutje do të blejmë vetëm futbollistë më pak të mirë por beqarë. Në Milano jetohet mirë, zonjat janë të lumtura që janë këtu dhe askush nuk lëviz. Por, tre ose katër futbollistë u desh të largoheshin por njëri nuk deshi, tjetri nuk dëshironte të zhvendoste fëmijët nga shkolla”, deklaroi Galliani për Sky.

“Të blini futbollistë është lehtë, të shitni është shumë vështirë. Largimi i futbollistëve nga Milano është një mision në kufij të pamundurës”, u shpreh ai. Galliani angazhoi katër përforcime në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe secili prej tyre erdhi pa kompensim, Michael Essien, Keisuke Honda, Adel Taarabt dhe Adil Rami.