Milani, katër emra për zëvendësin e Balotellit

Milani është duke menduar për zëvendësuesin e Mario Balotellit. Përpos Martinezin, në listën e Rossoneri janë edhe Chicharito, Torres e Soldado.

Sport

21/08/2014 21:32

Mungon vetëm zyrtarizimi dhe Mario Balotelli do të jetë futbollist i ri i Liverpoolit. Për këtë, Milani po mendon qysh tash për zëvendësuesin e sulmuesit italian.

Sipas medieve italiane, Rossoneri i kanë veçuar katër futbollistë për ta zëvendësuar ish futbollistin e Interit dhe Manchester Cityt.

I pari në listë është Jackson Martinez, i cili kushton afro 25 milionë euro. Përpos tij, në listë janë edhe Roberto Soldado i Tottenhamit, Javier Hernandez i Manchester Unitedit dhe Fernando Torres i Chelseat.