Milani interesohet për Umtitin pas lëndimit të Kjaer

Gjiganti italian është vënë në kërkim të një qendër-mbrojtësi.

Sport

04/12/2021 10:07

Skuadra e Milanit synon të përforcohet me një mbrojtës qendrorë në afatin kalimtar të janarit, transmeton lajmi.net.

Lëndimi i Simon Kjaer, i cili do të mbetet jashtë fushave për rreth 6 muaj, ka shtyerë drejtuesit e klubit italian që të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave spanjolle, një emër i ri në listën e ‘Rossonerëve’ është futbollisti i Barcelonës, Samuel Umtiti.

Umtiti prej kohësh ka humbur vendin në formacionin e Barçës, dhe klubi spanjoll është i hapur për shitjen e tij në janar.

Francezi pëlqehet nga klubit italian, dhe mbetet të shihet nëse marrëveshja mes palëve do të arrihet në afatin kalimtar të dimrit.

Mbrojtësi nuk është paraqitur në asnjë ndeshje te Barcelona këtë edicion. /Lajmi.net/