Milani i hakmerret Sassuolos (Video)

Milan mposhti Sassuolon me rezultat 2:1, dhe vazhdoi tutje në kuadër të Coppa Italia. 

Sport

13/01/2015 22:57

Milan iu hakmor Sassuolos për humbjen e mëparshme gjatë këtij sezoni në Serie A, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në kuadër të Coppa Italia.

Rossonerët vazhduan tutje pas triumfit në San Siro në një duel aspak të lehtë.

Giampaolo Pazzini kaloi vendasit në epërsi, por mysafirët barazuan rezultatin nëpërmjet Nicola Sansones nga penalltia, në pjesën e dytë.

Por, në minutat e fundit të kohës së rregullt, Nigel de Jong riktheu avantazhin e Milanit, gol me të cilin skuadra e Filippo Inzaghit u kualifikua tutje.