Milani fiton ndaj Juventusit

Milan mposhti Juventusin me rezultat 1:0 në duelin e parë të turneut Trofeo TIM. Keisuke Honda realizoi golin e fitores për Rossonerët.

Sport

23/08/2014 22:37

Goli i Keisuke Hondas udhëhoqi Milanin drejt fitores ndaj Juventusit me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të turneut Trofeo TIM.

Ylli japonez realizoi pas 29 minutash lojë kur e mposhti portierin e Bianconerëve, Marco Storari pas një harkimi të saktë nga krahu i majtë. Rossonerët kërcënuan më tepër dhe dolën fitues në duelin që zgjati 45 minuta.

Tani, Juventus dhe Milan do të luajnë edhe kundër Sassuolos.