Milani feston si mysafir

Milani shënoi fitoren e parë si mysafir, gjatë këtij sezoni në Serie A. Rossonerët triumfuan në udhëtim te Catalia me rezultat 3:1, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e 14’të. Takimi nuk filloi mirë për Milanin. Lucas Nahuel Castro kaloi Catanian në epërsi pas 13 minutash lojë. Mirëpo, kapiteni Riccardo Montolivo barazoi rezultatin me golin…

Sport

01/12/2013 13:21

Milani shënoi fitoren e parë si mysafir, gjatë këtij sezoni në Serie A. Rossonerët triumfuan në udhëtim te Catalia me rezultat 3:1, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e 14’të.

Takimi nuk filloi mirë për Milanin. Lucas Nahuel Castro kaloi Catanian në epërsi pas 13 minutash lojë. Mirëpo, kapiteni Riccardo Montolivo barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 20’të.

Pjesa e parë përfundoi në barazim kurse ajo e dyta i takoi plotësisht mysafirëve që kaluan në avantazh pas golit të katërt këtë edicion nga Mario Balotelli. Sulmuesi italian shënoi nga një goditje e lirë në minutën e 63’të.

Për të përkeqësuar punët për Catanian u përkujdes Panagiotis Tachtsidis i cili vetëm dy minuta më vonë u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Balotellit.

Fitoren Milanit ia siguroi Leite Kaka me një gol të bukur në minutën e 81’të.

Përveç fitores një tjetër lajm i mirë për Milanin nga ky takim është rikthimi  nga lëndimi i sulmuesit Stephan El Shaarawy, i cili u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë.