Milani Europian

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka beson se skuadra ka ende rol të rëndësishëm për të luajtur në Ligën e Kampionëve, dhe beson se mund të sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane për klube të edicionit të ardhshëm. Rossonerët kanë humbur 1:0 në shtëpi në duelin e parë të 1/8 së finales nga Atletico Madrid, por ylli…

Sport

24/02/2014 19:22

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka beson se skuadra ka ende rol të rëndësishëm për të luajtur në Ligën e Kampionëve, dhe beson se mund të sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane për klube të edicionit të ardhshëm.

Rossonerët kanë humbur 1:0 në shtëpi në duelin e parë të 1/8 së finales nga Atletico Madrid, por ylli brazilian nuk dorëzohet.

“Unë i besoj Milanit në Europë, jemi duke u munduar të krijojmë diqka të bukur sepse arrijmë të zhvillojmë ndeshje të mira në fushë, dhe nëse gjërat shkojmë mirë dhe rezultatet vijnë, do të vjen edhe Europa”.

Ai është optimist edhe sa i përket objektivave me Brazilin.

“Mendoj të paraqitem mirë me Milanin pastaj ftesa finale më 5 maj, do të tregon nëse do të jem në listë”. Kaka ka lavdëruar trajnerin e ri të Milanit, Clarence Seedorf.

“Është i zoti, më pëlqen, është duke na njoftuar me metodat e punës dhe rezultatet kanë filluar të vijnë”.