Milani e mashtroi Schalken

Milani e ka mashtruar Schalken me shitjen e mesfushorit Kevin Prince Boateng. Akuza vjen nga Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i Bayern Munichut, aktualisht selektor i Zvicrës i cili gjatë një paraqitjeje për Sky 90, ka komentuar transferimin e Boatengut në Schalke, gjatë afatit kalimtar të verës. Shumëkush u befasua kur Boateng kaloi te klubi gjerman…

Sport

30/10/2013 21:40

Milani e ka mashtruar Schalken me shitjen e mesfushorit Kevin Prince Boateng. Akuza vjen nga Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i Bayern Munichut, aktualisht selektor i Zvicrës i cili gjatë një paraqitjeje për Sky 90, ka komentuar transferimin e Boatengut në Schalke, gjatë afatit kalimtar të verës.

Shumëkush u befasua kur Boateng kaloi te klubi gjerman në transferim me vlerë prej vetëm 10 milionë eurosh. Por, Hitzfeld nuk u çudit.

“Në Itali donin ta heqin për shkak të problemeve të tij fizike, sidomos në gjurin e djathtë. Dhe, për këtë arsye Schalke e bleu për vetëm 10 milionë euro”, deklaroi Hitzfeld. I menjëhershëm reagimi nga Schalke.

“Nuk e di pse Hitzfeld flet për këto gjëra pa qemë mirë i informuar për këtë qështje. Të flasim nga distanca është gjithmonë e lehtë. Më vjen keq, por edhe ndihem i dëshpëruar nga sjellja e tij”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt.

Pas një fillimi pozitiv, Boateng, në ndeshjet e fundit ka hasur në vështirësi dhe në fundjavë humbi një penallti në humbjen 3-1 nga Dortmund.

Deri më tani, ish ylli i Milanit ka zhvilluar nëntë ndeshje për Schalken dhe ka realizuar katër gola, tre në Bundesligë dhe një në Ligën e Kampionëve.