Milani e do Xhemailin dhe Pandevin

9:48 | 10 Gusht 2014

Xhemaili kërkohet nga Milani

Milan vazhdon të jetë i interesuar për angazhimin e përforcimeve të reja. Rossonerët kanë kontaktuar me Napolin duke konfirmuar dëshirën për dyshen Blerim Xhemaili dhe Goran Pandev.

Ditë të nxehta në shtëpinë e Milanit, Pas transferimit të portierit Diego Lopez nga Real Madrid dhe në pritje të mbrojtësit të krahut Juan Pablo Armero, Rossonerët janë në kërkim të përforcimeve të tjera.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit nga San Siro kanë kontaktuar me homologët e tyre nga Napoli duke konfirmuar interesimin për mesfushorin Blerim Xhemaili dhe sulmuesin Goran Pandev.

Për Xhemailin, Napoli kërkon 5 milionë euro, por nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani shpreson në një zbritje për faktin se dëshiron të sjellë edhe sulmuesin maqedonas.

Me dy shitje, Napoli mund të sjellë ndonjë blerje të re. Kurse, Milani është ‘zgjuar nga gjumi’ dhe dëshiron të krijojë një skuadër të fortë për trajnerin e ri, Filippo Inzaghi.