Milani e do Januzajn

Adnan Januzaj mund të përfundojë në futbollin italian. Interesim për mesfushorin kosovar ka shprehur Milani.

Sport

25/08/2014 13:09

Adnan Januzajt do t’i vështirësohen punët në Manchester United, pas arritjes së Angel Di Marias.

Mesfushori kosovar mund të ketë edhe më pak hapësira në fushë, prandaj mediat e huaja po spekulojnë se ai mund të largohet nga Old Traffordi.

Sipas mediave italiane, interesim për përfaqësuesin belg ka shprehur Milani. Rossoneri janë në kërkim të një futbollistit të krahut dhe 19 vjeçari do të përshtatej perfekt në sistemin e lojës që e aplikon trajneri Filippo Inzaghi, 4-3-3.

Në ditët në vazhdim priten zhvillime të reja, edhe pse është e vështirë që Djajtë e Kuq ta lëshojnë yllin e tyre të ri.