Milani dhe Roma, të kënaqur me barazim

Milani dhe Roma kanë luajtur pa gola, në kryendeshjen e kësaj jave në Serie A e cila u zhvilluar në stadiumin e Olmpicos.

Sport

20/12/2014 22:35

Pjesa e parë ishte mjaft interesante dhe me tentime të mira nga të dy skuadrat, të cilat i kishin rastet e veta.

Pjesa e dytë ishte pak më e mirë për Romën. Në minutën e 70′ u përkeqësuan gjërat për rosonerët, pasi Armero ndëshkohet me kartonin e tij të dytë të verdhë, duke e lënë kështu skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Roma nuk arrti të shfrytëzojë mirë epërsinë numerike të lojtarëve, dhe kështu ndeshja përfundon në barazim. Romakët janë tre pikë prapa liderit Juventusi, teksa Milani është në kuotën e 25 pikëve në vendin e shtatë, dy pikë më pak se Napoli që është në vendin e tretë.