Milani dhe Roma gati për shkëmbimin e vitit
Milani dhe Roma janë gati të përfshihen në shkëmbimin e vitit në Serie A.

Sport
Bëhet fjalë për dy sulmuesit e skuadrave respektive, Andre Silva dhe Patrik Schick.
Sipas Calciomercato.it, Schick mund të bashkohet me Marco Giampaolo, trajneri i tij te Sampdoria, i cili thuhet se mund ta marrë drejtimin e Milanit, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Andre Silva ka punuar së bashku me trajnerin Fonseca te Porto në sezonin 2013/14, me portugezin që spekulohet se do ta marrë drejtimin e Romës sezonin e ardhshëm.
Uebsajti italian tregon se dyshja kanë shënuar 16 gola në total në këtë edicion të kampionatit italian. /Lajmi.net/