Milani blen nga PSG

Milani është shumë pranë të sigurojë dy përforcime nga Paris Saint-Germain. Rossonerët kërkojnë mbrojtësin Alex dhe mesfushorin Jeremy Menez, të dy futbollistë në skadim të kontratës në Parc des Princes.

Sport

03/06/2014 19:27

Milani kërkon përforcime nga Paris Saint-Germain, dhe është shumë pranë transferimit të mbrojtësit Alex dhe mesfushorit ofanziv, Jeremy Menez.

Eksperti i famshëm i tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio ka njoftuar se të dy futbollistët në skadim të kontratës me kampionin e Ligue 1, janë në bisedime për transferim në San Siro. Dhe, ekziston besimi se të dy do të jenë Rossonerë nga edicioni i ardhshëm.

Për Alexin, përfaqësuesit e Milanit kanë qenë të interesuar edhe gjatë afatit kalimtar të janarit. Braziliani pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin italian.

Kurse, nënkryetari Adriano Galliani dhe trajneri i ardhshëm Filippo Inzaghi janë duke bërë përpjekje që të arrijnë marrëveshje edhe me Menezin, po ashtu për dy vitet e ardhshme.

Milani e ngroh tregun, Alex dhe Menez janë objektivë të vërtetë.