Milani, 30 milionë për Kondogbian

Skuadra e Milanit është shprehur e gatshme të ofrojë diku rreth 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Sport

14/06/2015 23:26

Milani duket se ka vendosur që të formojë një skuadër të fortë dhe sfiduese për sezonin tjetër.

Kështu, rosonerët janë gati të ofrojnë plotë 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Përpos tij, zyrtarët e Milanit janë duke kërkuar një numër të madh të lojtarëve tjerë, mirëpo deri tani nuk është bërë ende ndonjë zyrtarizim i madh nga skuadra rosonere.