Milan vihet pas Odegaardit

Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard raportohet se është një objekt transferimi veror për Milanin.

Sport

30/05/2020 11:44

Odegaard është aktualisht i huazuar te Real Sociedad, dhe ka tërhequr vëmendjen me shtatë gola në 28 ndeshje.

Lojtari ka rënë në sy me paraqitjet edhe te trajneri Zinedine Zidane, i cili mund ta mbajë në skuadër në sezonin e ri.

Por, Tuttosport shkruan se norvegjezi mund të diskutohet kur Milani zhvillon bisedime me zyrtarët e Los Blancos për Luka Jovic.

Gazeta shpjegon se lojtari mund të negociohet për një marrëveshje huazimi, edhe pse Real Madrid vlerëson 40 milionë euro lojtarin./Lajmi.net/