Milan transferon yllin e Dortmundit?

Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.

Sport

07/07/2015 08:58

Milan kërkon një përforcim të madh në mesfushë dhe është hedhur në sulm për transferimin e Ilkay Gundogan nga Borussia Dortmund.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, reprezentuesi gjerman, i freskët nga vazhdimi i kontratës deri më 2017, mund të transferohet në Serie A.

Gundogan është futbollisti i identifikuar nga trajneri i ri i “Rossonerëve”, Sinisa Mihajlovic si përforcimi ideal për skuadrën e tij.

Dortmund kërkon 25 milionë euro për shitjen e Gundoganit.