Milan transferon lojtarin e Barcelonës

Transferimi i parë i Milanit në afatin kalimtar të janarit mund të vijë nga Barcelona.

Sport

01/12/2018 09:36

Milan kanë kontaktuar Barcelonën për një marrëveshje të mundshme për Denis Suarez.

Calcio Mercato shkruan se ‘Rossonerët’ janë të interesuar të nënshkruajnë me Denis Suarez, përcjell ‘lajmi.net’.

Dëmtimet e Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, kanë bërë që Milan ta shoh të nevojshme të ndërhyjë në tregun e transferimeve në janar.

Milan do të kërkojë huazimin e Denis Suarez, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020./Lajmi.net/