Milan tashmë ka gjetur trajnerin e ri

Sampdoria dhe Marco Giampaolo kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e kontratës.

Sport

15/06/2019 16:12

Skuadra e Sampdorias ka njoftuar se kontrata me trajnerin Marco Giampaolo është zgjidhje me pëlqimin e dy palëve.

E ardhmja e 51 vjeçarit do të vazhdojë të jetë në Serie A, ku po kërkohet nga skuadra e Milanit.

Giampaolo do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Milanin, me një opsion për zgjatjen e saj edhe për një vit, ku do të përfitojë deri në dy milionë euro në sezon.

Tash ish trajneri i Sampdoria, te Milan do të zëvendësojë të larguarin Gennaro Gattuso./Lajmi.net/