Milan s’ka të ndalur, transferon yllin e madh nga Juventus? (FOTO)

Milan kërkon një përforcim të madh nga Juventus.

Merkato

13/07/2017 07:07

Milan kërkon një përforcim të madh nga rivali i Serie A, Juventus.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Rossonerët” kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit, Leonardo Bonucci.

Reprezentuesi italian së fundmi spekulohej se kërkohej nga Chelsea e Manchester City, përcjell “lajmi.net”.

Por, Milan i është bashkuar garës për transferimin e tij edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë meqë Juventus kërkon mbi 60 milionë euro për shitjen e Bonuccit. /Lajmi.net/