Milan pas Fellainit

Milan janë në kërkim të një mesfushori dhe duket se lojtarin e duhur e kanë gjetur në Manchester United.

Sport

12/01/2019 11:00

“Rosonerët” po kërkojnë që të nënshkruajnë me Marouane Fellaini, raportojnë mediet belge, transmeton lajmi.net.

Me largimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të United, me gjasë do të limitohen edhe minutat e Fellainit.

Milan po synon ta transferojë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi më parë kishin dështuar ta transferojnë lojtarin.

Në garë për lojtarin janë edhe Porto dhe Guangzhou Evergrande që do t’i bëjnë konkurrencë Milanit. /Lajmi.net/