Milan në rrugë të mirë për të siguruar shërbimet e Tanganga
Milan synon ta mbyll merkaton me transferimin e një mbrojtësi. Gjatë merkatos së verës, Milan ka shqyrtuar disa opsione për mbrojtjen, duke nisur nga emra si Sven Botman, e deri tek ai i PSG, Abdou Diallo. Megjithatë, shënjestra e fundit për Milan ka qenë Japhet Tanganga i Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net. Sipas raportimeve të Gianluca…

Sport
Milan synon ta mbyll merkaton me transferimin e një mbrojtësi.
Gjatë merkatos së verës, Milan ka shqyrtuar disa opsione për mbrojtjen, duke nisur nga emra si Sven Botman, e deri tek ai i PSG, Abdou Diallo.
Megjithatë, shënjestra e fundit për Milan ka qenë Japhet Tanganga i Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Milan janë në rrugë të mirë për të kompletuar transferimin e Tanganga.
Lëvizja pritet të jetë në formë huazimi. /Lajmi.net/