Milan ndalet nga Parma

Parma dhe Milan kanë ndarë pikët duket luajtur 1:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 33-të në ‘Ennie Tardini’ të shtunën pasdite.

Sport

20/04/2019 14:24

Skuadra e Gennaro Gattusos, ka lëshuar pikë të rëndësishme në udhëtimin aspak të lehtë te Parma.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Samu Castillejo që në minutën e 69’ shënoi për epërsinë e Milanit, pas një asistimi të pranuar nga Suso.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1119573039937667072

Vendasit e arritën barazimin në minutën e 87’.

Veterani Bruno Alves, shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, për të mposhtur Gianluigi Donnarumman./Lajmi.net/