Milan mposht Fiorentinën, fitoren e siguron në minutat shtesë

Milan ka marrë një fitore të madhe kundër Fiorentinës. Skuadra e Milan ka marrë një fitore të minutave të fundit përballë Fiorentinës, duke fituar 1:2, shkruan lajmi.net. ‘Rossoneri’ e nisën në mënyrë perfekte ndeshjen kundër ‘Viola’, duke zhbllokuar ndeshjen qysh në minutën e 2’. Ishte Rafael Leao lojtari që dërgoi topin në rrjetë, për t’i…

Sport

13/11/2022 19:56

Milan ka marrë një fitore të madhe kundër Fiorentinës.

Skuadra e Milan ka marrë një fitore të minutave të fundit përballë Fiorentinës, duke fituar 1:2, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ e nisën në mënyrë perfekte ndeshjen kundër ‘Viola’, duke zhbllokuar ndeshjen qysh në minutën e 2’.

Ishte Rafael Leao lojtari që dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë epërsinë e hershme skuadrës së tij.

Reagimi i Fiorentina nuk vonoi shumë, me Barak që shënoi në minutën e 28’ për rezultatin 1:1.

Kur dukej se skuadrat do të ndanin nga një pikë, në skenë doli serbi Milenkovic, i cili shënoi autogol për t’i dhënë fitoren Milanit. Autogli i Milenkovic erdhi në minutën 90+2’.

Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, me tetë pikë më pak sesa liderët e Napoli. Fiorentina mbetet me 19 pikë në pozitën e 10. /Lajmi.net/