Milan me transferim 40 milionë euro

Milan janë në bisedime me Chelsea për të nënshkruar me mesfushorin Timeoue Bakayoko.

Sport

05/12/2018 08:03

Mesfushori Timeoue Bakayoko mund t’i bashkohet Milanit në baza të përhershme.

‘Calcio Mercato’ shkruan se ‘Rossonerët’ janë në bisedime të avancuara me Chelsean, për të nënshkruar me 24 vjeçarin, për kartonin e të cilit do t’iu paguajnë londinezëve 40 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Bakayoko, verën e kaluar u transferua te Milan me formulën e huazimit. Pas një nisje të ngadaltë te skuadra e Gattussos, ai tani ka filluar të tregojë paraqitje të mirë, duke bindur drejtuesit e skuadrës italiane në transferimin e tij.

Reprezentuesi francez këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje./Lajmi.net/