Milan me super transferim nga Franca

Milan ende nuk e ka mbyllur afatin e transferimeve.

Merkato

30/01/2019 18:01

Milan dëshiron ta bëjë edhe një transferim, para se të mbyllet afati kalimtar i janarit.

Skuadra italiane po tenton ta transferojë anësorin e Nices, Allan Saint-Maximin, përcjell lajmi.net.

Milan kërkon huazimin e anësorit nga skuadra franceze me të drejt blerje në fund të sezonit.

Nice e vlerëson Allan Saint-Maximin në shumën e 35 milionë eurove, ndërsa rosonerët janë të gatshëm që të paguajnë 10 milionë euro për huazimin e tij. /Lajmi.net/