Milan me grup të lehtë, Skënderbeu me kundërshtar nga Serbia (FOTO)
Milan ka kaluar mirë në shortin e Europa League por Skënderbeu do të ndeshet me Partizanin e Beogradit.
Sport
25/08/2017 13:37
Skënderbeun e pret një vizitë e ndezur në Beograd në fazën në grupe të Ligës së Europës.
Shorti i hedhur sot në Monako ka caktuar skuadrën korçare në Grupin B të Ligës së Europës, me kundërshtarë Dinamon e Kievit të Ukrainës, Jang Bojz të Zvicrës dhe Partizan Beograd të Jugosllavisë.