Milan me fitore minimale ndaj Sampdoria – merr kreun e tabelës në Serie A

Liderët e Serie A tashmë quhen Milan.

Sport

13/02/2022 14:26

Skuadra ‘Rossoneri’ është ngritur në krye të tabelës së Serie A, pas fitores minimale 1:0 ndaj Sampdoria, shkruan lajmi.net.

Fatin e këtij takimi e vendosi anësori portugez, Rafael Leao, me golin e minutës së tetë. Në këtë gol, ai u asistua nga portieri Maignan.

Milan janë tani skuadra lidere, por Inter ka një ndeshje më pak të luajtur.

‘Rossoneri’ numërojnë 55 pikë në pozitën e parë në tabelë, kurse Inter ka 54 e Napoli 53.

Skuadra e Sampdoria mbetet me 23 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/