Milan largon Maurin?
Përforcimi i ri i Milanit, Jose Mauri, mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Merkato
Përforcimi i ri i Milanit, Jose Mauri, mund të largohet nga klubi ende pa filluar sezoni i ri në Serie A.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, ka bërë të ditur se Mauri mund të ndahet me Rossonerët, për t’u huazuar tek një skuadër ku mund të luajë me vazhdimësi, në edicionin e ardhshëm.
Kujtojmë, Mauri iu bashkua Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Parma.