Milan kërkon Van de Beek, bëhet pishman kur mëson çmimin e lojtarit

Skuadra e Milanos ka shfaqur interesim për yllin e Ajax Amsterdam, Donny Van de Beek.

Sport

22/04/2019 18:31

Mesfushori i skuadrës holandeze ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion, duke dhënë paraqitje të mira edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Van de Beek ishte vendimtar edhe në përballjen kundër skuadrës së Juventus, të cilës i realizoi një gol, për të ndihmuar në eliminimin e tyre.

Skuadra e Milanos, e cila edhe vitin e kaluar ishte interesuar për lojtarin, është bërë pishman që ka lënë gjërat për këtë verë, pasi tashmë vlera e lojtarit është dyfish më shumë sesa në fillim të sezonit.

Ajax sezonin e kaluar e vlerësonte lojtarin me 25 milionë euro, por pas paraqitjeve të mira, çmimi i tij tashmë shkon në 60 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Van de Beek mund të ishte i hapur për një kalim në ‘San Siro’ pasi ai e di madhështinë e skuadrës dhe historinë, por tashmë çmimi i tij mund të jetë i papërballueshëm për ‘Rosonerët’.

Mesfushori holandez ka kontribuuar në 15 gola këtë edicion dhe ka shtuar 11 asistime në 51 ndeshje me Ajax. /Lajmi.net/