Milan, kampion në Facebook

Është Scudetto ai që ka rëndësi më së tepërmi dhe që Juventus i Antonio Contes është duke shkuar drejt triumfit në tretë të njëpasnjëshëm. Pastaj, vjen titulli i kampionit në kategorinë e tifozëve dhe edhe këtu dominon gjiganti nga Torino, që lë pas vetes Interin dhe Milanin në dy pozitat e tjera që kompletojnë podiumin.…

Sport

12/02/2014 07:00

Është Scudetto ai që ka rëndësi më së tepërmi dhe që Juventus i Antonio Contes është duke shkuar drejt triumfit në tretë të njëpasnjëshëm.

Pastaj, vjen titulli i kampionit në kategorinë e tifozëve dhe edhe këtu dominon gjiganti nga Torino, që lë pas vetes Interin dhe Milanin në dy pozitat e tjera që kompletojnë podiumin.

Kurse, në futbollin modern ekziston edhe gara mes klubeve për numrin më të madh të anëtarëve në rrjetet sociale.

Dhe, magazina Wired ka shpallur renditjen e skuadrave nga Serie A sa i përket numrit të anëtarëve-ndjekësve në Facebook dhe Twitter.

Në pozitën e parë gjendet Milan me 21 milionë e 291 mijë anëtarë. Rossonerët janë larg para Juventusit që ka 10 milionë e 729 përkrahës.

Në pozitën është Inter me 3 milionë e 264 mijë. Nerazzurrët janë para Romës dhe Napolit.