Milan kalon në gjysmëfinale të kupës, atje e pret Juventusi

Milan ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Torinon vetëm pas vazhdimeve me rezultat 4:2.

Sport

28/01/2020 23:20

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2:2.

Giacomo Bonaventura shënoi në minutën e 12’ për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar Milanin në epërsi 1:0.

Mysafirët në vazhdim të ndeshjes përmbysën gjithçka, kur barazuan fillimisht në minutën e 34’, dhe shënuan edhe golin e dytë në minutën e 71’. Të dy golat i shënoi Bremer.

Milanin në lojë e mbajti Hakan Calhanoglu, që në minutat shtesë barazoi në 2:2.

Në vazhdime, Milan arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë për 4:2.

Hakan Calhanoglu në minutën e 106’ dhe Zlatan Ibrahimovic në minutën e 109’, vendosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Milan në gjysmëfinale do të takohet me Juventusin./Lajmi.net/