Milan insiston për transferimin e Ziyech

Gjiganti italian duket shumë e interesuar për Hakim Ziyech.

Sport

30/07/2021 22:10

Ziyech është lidhur me një kalim të mundshëm tek Milani gjatë javëve të fundit, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave italiane, Chelsea tashmë ka refuzuar ofertën e parë të ‘Rossonerëve’ që ishte huazim për një sezon me të drejtë blerje.

“The Blues” janë të hapur vetëm për shitjen përfundimtar të mesfushorit të tyre dhe nuk dëshirojnë të dëgjojnë ofertat që kanë të bëjnë me huazim.

Klubi italian është ende në kërkim të një futbollisti ‘trekuartist’ që ta zëvendësoj të larguarin Hakan Çalhanoglun. /Lajmi.net/