Milan insiston për Ranocchian
Milan ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Interit, Andrea Ranocchia.

Merkato
Andrea Ranocchia pritet të largohet nga Inter, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, ai mund të mbetet në të njëjtin qytet e madje edhe të njëjtin stadium.
Milan ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.
Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, “Rossonerët” kërkojnë Ranocchian për të zgjidhur telashet në mbrojtje.
Ranocchia nuk është titullar në Inter pas ardhjes së Miranda dhe Murillo, por edhe aktivizimit të Medel në qendër të mbrojtjes.