Milan insiston për De Ketelaere – dakordim i plotë në bordin ‘Rossoneri’, nis operacioni

Milan është futur me të gjitha forcat në lojë për transferimin e De Ketelaere.

Sport

04/07/2022 18:19

‘Rossoneri’ janë duke shqyrtuar disa alternativa për krahun e djathtë të fazës ofensive.

Charles De Ketelaere i Clube Brugge është një nga ta që lidhet me Milan tash e disa javë. Antonio Vitiello thotë se i gjithë bordi i Milan ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur operacionin, përcjell lajmi.net.

Trajneri Stefano Pioli po ashtu e pëlqen shumë lojtarin belg.

Alternativë mbetet edhe Hakim Ziyech i Chelsea, i cili po ashtu është afër marrëveshjes. Nuk përjashtohet mundësia për goditje të dyfishtë.  /Lajmi.net/