Milan – Ibrahimovic, ndërhyn Chelsea

Chelsea ka ndërhyrë duke shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Sport

11/06/2015 20:29

Milan është në negociata me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Por, me të mësuar se ylli suedez është i gatshëm të largohet nga klubi, Chelsea ka hyrë në garë për transferimin e tij, ka bërë të ditur “Daily Express”.

Jose Mourinho dëshiron të bashkohet me Ibrahimovicin, futbollist me të cilin punoi në Inter.

Në ndërkohë, tifozët e Milanit e presin rikthimin e Ibrahimovicit në San Siro.

E ardhmja e suedezit, do të caktohet së shpejti.