Milan ia kthen mbrapa Higuainin, Juventusit
Mediat italiane janë duke zhvilluar një katrahurë të madhe te Milani.

Merkato
Milan ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e Gonzalo Higuainit.
Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, skuadra italiane nuk do ta transferojë sulmuesin argjentinas, përcjell “lajmi.net”.
Higuain është i huazuar te Milani nga Juventus deri në fund të këtij sezoni me të drejt blerje, por që ata nuk duan t’i marrin shërbimet e tij.
Kështu, rosonerët kanë ofruar 18 milionë euro për huazimin e argjentinasit, ndërsa do t’i ofronin edhe 35 milionë euro nëse do ta merrnin kartonin e tij të plotë.
Higuain ka arritur të shënoi shtatë gola në 14 paraqitje te Milani, mirëpo forma e tij nuk po i siguron qëndrimin në ‘San Siro’. /Lajmi.net/