Milan i ofron kontratë të re Calhanoglu

E ardhmja e Hakan Calhanoglu do të jetë te Milan.

Sport

11/08/2020 18:33

Calciomercato bën të ditur se Milan do t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit turk, përcjell lajmi.net.

Rossonerët janë të kënaqur me paraqitjet e 26 vjeçarit, dhe duan ta mbajnë në skuadër deri në paku në vitin 2024.

Kontrata aktuale e Calhanoglu me Milanin përfundon vitin tjetër.

Reprezentuesi turk ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 38 ndeshje për Milanin këtë sezon./Lajmi.net/