Milan fiton me Seedorfin

Milan e nisi mbarë aventurën e trajnerit të ri Clarence Seedorf me fitore ndaj Veronës 1:0 në San Siro, në kuadër të xhiros së 20’të në Serie A. Rossonerët patën më tepër nga iniciativa e ndeshjes por arritën fitoren me mjaft mund. Pavarësisht lojës më aktive, vendasit nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin në pjesën e…

Sport

19/01/2014 21:42

Milan e nisi mbarë aventurën e trajnerit të ri Clarence Seedorf me fitore ndaj Veronës 1:0 në San Siro, në kuadër të xhiros së 20’të në Serie A.

Rossonerët patën më tepër nga iniciativa e ndeshjes por arritën fitoren me mjaft mund. Pavarësisht lojës më aktive, vendasit nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë.

Në atë të dytën, Verona u hap më tepër dhe paraqiste kërcënim me kundërsulme. Robinho ishte më së afërmi të kalonte Milanin në epërsi kur një goditje e tij e devijuar e qëlloi shtyllën.

Mirëpo, në minutën e 82’të, Leite Kaka u rrëzua në zonë dhe gjyqtari Mauro Bergonzi akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Mario Balotelli, për fitoren e Milanit.

Rossonerët ngjiten në kuotën e 25 pikëve, në pozitën e 11’të kurse Verona është e gjashta me 32.