Milan: Faleminderit Ancelotti

Milan ka arsye t’i falënderohet ish trajnerit Carlo Ancelotti.

Merkato

06/02/2016 12:43

Milan nëpërmjet nënkryetarit Adriano Galliani i është falënderuar ish trajnerit Carlo Ancelotti.

Ish strategu i “Rossonerëve” ishte ai që i rekomandoi klubit nga San Siro transferimin e sulmuesit Carlos Bacca nga Sevilla, shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Bacca është shndërruar në golashënuesin më të mirë në ekipin e Milanit.

Dhe, Galliani ka falënderuar Ancelottin, i cili ka nënshkruar kontratë si trajner i ardhshëm i Bayern Munichut, pas përfundimit të këtij sezoni.