Milan është afër që ta humb yllin e skuadrës

Skuadra e Milanos është shumë afër që të humb një yll të madh nga skuadra.

Sport

22/03/2019 18:27

Franck Kessie mund të largohet nga ‘San Siro’ këtë verë, pas raportimeve se lojtari ka disa mos marrëveshje me shokun e skuadrës, Lucas Biglia.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’ Kessie nuk pranoi  mirë dënimin e tij për konfrontimin me shokun e skuadrës, dhe tani po shqyrton të ardhmen e tij me skuadrën.

Ish mesfushori i Atalantas bashk me Suso dhe Patrick Cutrone mund të jenë tre lojtarët që do të largohen nga skuadra ‘kuq e zi’.

Kujtojmë se Kessie është kërkuar edhe nga Chelsea, në një shkëmbim të mundshëm me Bakayoko. /Lajmi.net/