Milan e siguron transferin e parë për sezonin e ri

Milan duket se ka filluar të punojë për transferimet në verë.

Merkato

06/02/2019 08:39

Milan dëshiron t’i bëjë disa transferime me të përfunduar ky sezon, andaj tashmë ka disa shënjestra.

Skuadra italiane ka siguruar një marrëveshje për të nënshkruar me Allan Saint-Maximin nga Nice, sipas Sport Mediaset, përcjell lajmi.net.

Milan ka arritur një marrëveshje të përafërt me anën franceze, ndërsa ishin gati ta mbyllnin transferimin e lojtarit qysh në janar.

Çdo marrëveshje mund të varet nga kualifikimi i Milanit për në Ligën e Kampionëve, edhe pse, kushtet zyrtare ende janë duke u diskutuar. /Lajmi.net/