Milan e sakrifikon Donnarumman, për këta lojtarë

Milan janë të gatshëm të shesin Gianluigi Donnarumman te PSG, me shpresën për të investuar me transferimin e Iscos apo James Rodriguez nga Real Madrid.

Sport

13/08/2019 16:53

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Donnarumma është shumë afër të pranojë një transferim te PSG, ku do të bashkohej me ish drejtorin e Milanit, Leonardo.

Oferta e parë prej 20 milionë euro dhe shërbimet e Alphonse Areola është refuzuar nga Milan, që kërkon vetëm para të gatshme për 20 vjeçarin.

Nëse parisianët do të përmbushnin ofertën e Milanit, atëherë Pepe Reina do të ishte zgjedhja e parë për skuadrën nga ‘San Siro’.

Me paratë nga shitja e Donnarumma, Milan të hapte bisedimet me Real Madridin, për transferimin e James Rodriguez apo Isco, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për blerjen e Angel Correa nga Atletico Madrid./Lajmi.net/