Milan dyfishon epërsinë ndaj Feronikelit, shënon Borini

Është realizuar edhe goli i dytë në ndeshjen Feronikeli – Milan.

Sport

10/08/2019 22:02

Në një miqësore historike për futbollin kosovar, Feronikeli po paraqitet krejtësisht inferior ndaj gjigantit evropian, Milan.

Milan ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Niklit, kur po luhej minuta e 58’ e takimit, shkruan lajmi.net.

Ishte Fabio Borini ai që realizoi golin e dytë për ‘Rosoneri’, pas atij të Suso në pjesën e parë. /Lajmi.net/